Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se porti detar i Mariupol është tani nën kontrollin e saj.
Megjithatë, duket se pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende e kontestuar.
Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke, i cili ka dhënë analiza për skynews, thotë se kjo është “plotësisht e besueshme” dhe është “pothuajse me siguri” e vërtetë.
Ai kishte pohuar se Mariupoli ka të ngjarë të bjerë “për disa orë, jo ditë” dhe mund të ketë disa zhvillime dramatike brenda natës.
Ndryshe, Rusia tashmë synon që të sulmojë pjesën lindore të shtetit të Ukrainës. /Telegrafi/