Telegrafi

Rusia pretendon pa fakte se Ukraina ka sulmuar me dron Moskën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se shkatërroi një mjet ajror pa pilot që Ukraina e kishte nisur gjatë natës për të sulmuar rajonin e Moskës.

“Në një përpjekje të Kievit për të kryer sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot në objektet në rajonin e Moskës ka dështuar. UAV-ja u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, njoftoi ministria.

Raportohet gjithashtu se nuk kishte viktima apo dëme materiale, shkruan më tutje në njoftim.

Lexo po ashtu Rusët nuk kursejnë as Katedralet - Zelensky viziton faltoren e dëmtuar të Odesës

Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin gjithashtu konfirmoi sulmin, por nuk dha ndonjë fakt rreth pretendimeve.

Rusia i përshkroi sulmet si “sulm terrorist të regjimit të Kievit”.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pohimet e zyrtarëve rusë. /Telegrafi/