Site icon Telegrafi

Rusia nuk ngopet me Ukrainën, kërcënon Suedinë e Finlandën nëse anëtarësohen në NATO

Pas sulmeve ushtarake në Ukrainë, Rusia ka filluar të kërcënojë edhe shtete tjera – kësaj radhe Finlandën dhe Suedinë.

Gjatë një konference për media të mbajtur në Kremlin, zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, ka folur për situatën në Ukrainë – duke mos u ndalur së kërcënuari, transmeton Telegrafi.

Ajo kërcënoi hapur se Rusia do të reagojë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.

Zakharova theksoi se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër.

Sipas Zakharovës, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, që kryesisht është aleancë ushtarake – do të mund të kishte pasoja të rënda ushtarake por edhe politike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Xj4ZImz77a4

 

 

 

 

 

Exit mobile version