Telegrafi

Rusia mund të jetë duke pësuar humbje të ndjeshme, thotë Borrell

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se forcat ruse mund të kenë pësuar “humbje mbresëlënëse” që nga pushtimi i tyre në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Borrell tha se “Nuk do të guxoja të bëja një parashikim se sa kohë mund të rezistojë Rusia”.

“Nëse është e vërtetë që Rusia ka humbur 15 për qind të trupave të saj që nga fillimi i luftës, ky është një rekord botëror i humbjeve të një ushtrie që pushton një vend”, pohoi spanjolli.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian “nuk do ta lejojë” Ukrainën të mbetet pa pajisje ushtarake.

Ndryshe, Borrell i ka kërkuar edhe sot Serbisë që të harmonizojë politikën e saj me të Evropës dhe t’i vendos sanksione Rusisë. /Telegrafi/