Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ukrainasit pretendojnë se 33,350 trupa ruse janë vrarë dhe 3,573 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, raporton skynews.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 180 helikopterë, 1,465 tanke dhe 216 aeroplanë.
1️⃣1️⃣5️⃣ days of full-scale #Russia’s war on #Ukraine.
Information on #Russian invasion.
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, June 18. pic.twitter.com/49NA02qMye— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) June 18, 2022
Ndërkohë, ushtarët ukrainas raportohet se kanë rrëzuar një helikopter të madh rus.
Helikopteri thuhet se është një Mil Mi-24, i cili u rrëzua pas një sulmi me top zjarri.
Pamjet e momentit janë publikuar nga Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/