Telegrafi

Rusia ende paraqet një ‘kërcënim të madh’ për Kievin, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë

Ndërsa forcat ukrainase hyjnë në ditën e tyre të 34-të të luftës me Rusinë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë se forcat e Kremlinit ende përbëjnë një “kërcënim të madh” për kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë, ministria tha: “Forcat ukrainase kanë vazhduar të kryejnë kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit – duke përfshirë Irpen, Bucha dhe Hostomel. Këto sulme kanë pasur njëfarë suksesi dhe rusët janë larguar nga një numër pozicionesh”.

“Sidoqoftë, Rusia ende paraqet një kërcënim të rëndësishëm për qytetin përmes aftësisë së saj goditëse”.

“Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në Mariupol me granatime të vazhdueshme të rënda të qytetit, megjithatë qendra e qytetit mbetet nën kontrollin e Ukrainës”.

“Diku tjetër, forcat ruse po mbajnë pozicione bllokuese ndërsa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre”. /Telegrafi/