Kohët e fundit po ka gjithnjë e më shumë sulme ndaj infrastrukturës hekurudhore, e cila po i sjell probleme ushtrisë ruse.
Sipas inteligjencës britanike, një rritje e aksidenteve hekurudhore ruse në zonat në kufi me Ukrainën ka shkaktuar uljen e intensitetit të pushtimit të shtetit ukrainas.
Sabotimi ishte kryer nga “akterë të panjohur”, njoftoi ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit.
Sabotimi do të rrisë presionin mbi forcat e sigurisë së brendshme të Rusisë, njoftoi ministria.
Inteligjenca britanike shtoi se forcat e armatosura ruse nuk kanë shumë kapacitete për të mbrojtur rrjetet hekurudhore.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 5 May 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/8PpwOhroef
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/pUcat51PJa
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) May 5, 2023