Rusia ka të ngjarë të dëshirojë të demonstrojë suksese të rëndësishme përpara festimeve të tyre vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj.
Dhe kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me forcë ata përpiqen të kryejnë operacione në prag të kësaj date, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo ditë përkon me atë që quhet Dita e Fitores dhe që shënon momentin kur BRSS mundi Gjermaninë naziste dhe shënon një festë të madhe vjetore në Rusi.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 21 April 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/8v54OEcrMa
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/iMDgTAQ9YV
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 21, 2022
Në këtë drejtim, forcat ruse tani po përparojnë në Donbas si pjesë e një ofensive të ripërtërirë pasi nuk arritën të marrin Kievin.
Ato thuhet se po lëvizin drejt qytetit të Kramatorsk, “i cili vazhdon të vuajë nga sulmet e vazhdueshme me raketa”, thotë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të inteligjencës.
“Nivelet e larta të aktivitetit ajror rus vazhdojnë teksa Rusia kërkon të ofrojë mbështetje të afërt ajrore për ofensivën e saj në Ukrainën lindore, për të shtypur dhe shkatërruar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/