Ish-zëdhënësi i Gazpromit, kompanisë energjetike ruse të udhëhequr nga Kremlini, tani po lufton në Ukrainë, kundër Rusisë – dhe sapo ka hequr dorë nga pasaporta ruse në këmbim të një pasaporte ukrainase.
Bëhet fjalë për Ihor Volobuyev, 53-vjeç, i cili i tha Sky Newsit se ishte plagosur gjatë një aksioni vitin e kaluar në lindje të qytetit të Bakhmutit, por se është rikthyer në vijën e frontit për të mësuar se si të operojë me dronët kamikaz, transmeton Telegrafi.
“Besoj se derisa nuk e heqim Putinin, nuk mund të mendojnë për diçka tjetër”, tha ai në një video të postuar nga rajoni i Kharkivit në verilindje të Ukrainës.
“Do të shërbejë në forcat e armatosura të Ukrainës për aq kohë sa kam forcë, mundësi dhe shëndet – dhe jam në rregull me këtë”, shtoi ai.
Pavarësisht se shumicën e jetës e kaloi në Moskë, Volobuyev tha se gjithmonë e ka konsideruar veten ukrainas sepse ka lindur në kohën e Bashkimit Sovjetik në një qytet ukrainas në rajonin e Sumy.
Ai studio në Universitetin e Moskës dhe pati një karrierë të shkurtër si gazetar para se t’i bashkohej zyrës për informim në Gazprom, një nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme në Rusi.
Alexey Miller, drejtori i saj ekzekutiv, është mik i ngushtë dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
Volobuyev tha se ishte zëdhënës i Gazpromit derisa Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014 – sulm ky që u kundërshtua fuqishëm nga ai.
Ishte një lëvizje e rrezikshme për këto në Rusi, e lëre më për një zyrtar të lartë në një kompani të madhe siç është Gazpromi.
Të informuar për qëndrimet e tij – shefat e Gazpromit e larguan nga zemra e biznesit dhe e bën nënkryetar të Gazprombank “ku ai më nuk kishte ndonjë ndikim”.
Ai mbeti në atë pozitë deri në vendimin e Putinit për të filluar pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës gjatë 22 shkurtit 2022, një lëvizje që e nxiti atë të merr vendimin përfundimtar.
“Miqtë dhe bashkëpunëtorët nga Ukraina filluan të shkruajnë, thirrin dhe menjëherë vendosa se më nuk mund të jetojë në Rusi. Isha moralisht i përgatitur për një gjë të tillë. Nuk i kam ndarë politikat e Rusisë që nga viti 2014… po kam punuar me forcat e mia që të largohem nga Rusia”, shtoi ai.
Atij gjithashtu i është dashur ta lë gruan – nga e cila u shkurorëzua si dhe fëmijët.
Volobuyev thotë se iu dha mundësia të largohet nga vendi me pasaportën ruse, në të cilën kishte vizë Schengen.
Ai fillimisht shkoi në Turqi, më pas në Letoni dhe përfundimisht në Poloni – nga ku iu afrua kufirit ukrainas.
Siq edhe ishte prishur – një burrë më pasaportë ruse nxiti dyshimet të rojet kufitare dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë.
Megjithatë, ai i bindi që ta lënë të futet në Ukrainë – pavarësisht se iu desh t’i nënshtrohet disa kontrolleve tjera – derisa iu dha leja e qëndrimit.
Në qershor të 2022, Volobuyevit iu lejua t’i bashkohet ushtrisë ukrainase dhe të luftojë kundër pushtimit rus – fillimisht si një vullnetar pa pagë, duke u futur në legjionin ndërkombëtar të luftëtarëve të huaj.
Videoja e shpërndarë nga një ish-zyrtar i Gazpromit, shfaq luftëtarët ukrainas që e ndihmojnë të shkrep nga artileria.
“Kam marrë pjesë në luftime në rajonin e Luhanskut, në Donetsk. Jam plagosur në afërsi të Bakhmutit”, tha ai.
Kjo i kishte ndodhur derisa po ndihmonte në evakuimin e një luftëtari çek i cili kishte plagë në këmbë.
Pavarësisht plagosjes dhe tmerreve që i pa, kjo nuk po e ndalë të vazhdojë luftën kundër Putinit. Ai madje ka festuar që së fundmi ka marrë shtetësinë e Ukrainës.
Një video e shpërndarë me Sky News tregon Volobuyev në korrik duke mbajtur pasaportën e tij ruse dhe kartën e tij të re të identitetit ukrainas – dhe me sa duket u kërkon rusëve të tjerë që të largohen.
“Kjo është një pasaportë e skllavërisë dhe simbol i fashizmit”, dëgjohet duke thënë ai në video – duke iu referuar kështu pasaportës ruse.
“E kjo është një pasaportë për njerëzit e lirë. Pasaportë që respektohet nga e tërë bota e civilizuar. Jam bërë shtetas i Ukrainës. Kam vendosur për dinjitet – e nëse e kam bërë unë – mundeni edhe ju”, dëgjohet duke thënë ai.
Ish-zyrtar i Gazpromit rus ka një mesazh për Vladimir Putinin.
“Do të vijë koha, shpresoj shumë, kur Rusia do ta njohë zyrtarisht si kriminel. Dhe rusët do të pendohen që kanë qenë me të, e kanë zgjedhur, e kanë dëgjuar dhe për kohën që kaluan në këtë luftë nën udhëheqjen e tij. Shpresoj se do të kenë turp”, shtoi ai.
Autoritetet ruse kanë lëshuar urdhër-arrest për të pasi u arratis dhe doli në anën e ukrainasve. Por, ai thotë se nuk mendon apo planifikon të rikthehet në Rusi.
“Kur braktisa Rusinë, e dija se po kthehem në shtëpi. Ukraina është shtëpia ime”, tha për fund ai. /Telegrafi/