Forcat ruse sot sulmuan një stacion hekurudhor plot me njerëz në Kherson, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur katër të tjerë.
Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko raportoi se rreth 140 njerëz ishin duke pritur për një tren evakuimi nga Khersoni. Një toger policie që evakuonte civilët nga vendi i sulmit u vra ndërsa dy policë të tjerë dhe dy civilë u plagosën nga predha.
Që kur forcat ukrainase çliruan Kherson dhe një pjesë të territoreve në bregun perëndimor të lumit Dnipro në nëntor të vitit 2022, Rusia vazhdon të godasë rëndë qytetin me artileri, tanke, dronë dhe bomba ajrore, raporton kyivindependent.
The aftermath of the Russian strike on the railway station in Kherson
There are civilian casualties, their number is being specified. pic.twitter.com/lOyOXjuqZs
— NEXTA (@nexta_tv) December 26, 2023
Monopoli hekurudhor ukrainas, Ukrzaliznytsia tha se civilët po presin që situata të stabilizohet përpara se të evakuohen me autobusë për në Mykolaiv në rajonin fqinj të Mykolaiv.
“Situata është nën kontroll dhe hekurudha është gati të vazhdojë të funksionojë”, tha Ukrzaliznytsia në një deklaratë në Telegram.
Nga çlirimi, mbi 400 civilë u vranë dhe mbi 1700 u plagosën në dhe rreth Khersonit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/