Telegrafi

Rusët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e armatosura të Rusisë, kanë marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal, raporton Guardian.

“Strukturat e nëndheshme të Azovstalit ku janë strehuar ushtarët ukrainas, tani janë nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes – duke shtuar se 2.439 ushtarë të batalionit Azov janë dorëzuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Mjekja ukrainase që ia shpëtoi jetën edhe ushtarëve të plagosur rusë, kapet nga forcat e Kremlinit - çdo veprim e kishte dokumentuar me video  

Rusët në kanalet e Telegram kanë publikuar edhe video me Sergey Volinski, komandant i njësisë së brigadës së 36-të të marinsave – ku ka theksuar se njësia e tij është rrethuar.

Batalioni Azov ishte një prej forcave kryesore që mbrojtën fabrikën e çelikut Azovstal. Megjithatë këto informacione akoma nuk janë konfirmuar nga autoritetet ukrainase. /Telegrafi/