Aeroplanët luftarakë rusë janë ngritur në qiell pasi aeroplanët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar u zbuluan pranë kufirit të vendit, pretendon Moska.
Në një deklaratë, ministria e mbrojtjes e vendit pretendoi se aeroplanët luftarakë RAF bënë një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa aeroplani i tyre po afrohej – dhe kufiri shtetëror i Rusisë nuk u shkel, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Ata thanë se dy Typhoon u panë mbi Detin e Zi dhe se ata shoqëroheshin nga një aeroplan zbulues RC-135, i cili përdoret si nga RAF ashtu edhe nga Forcat Ajrore të SHBA-së.
“Fluturimi nga aeroplanët luftarakë rusë u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat ndërkombëtare pa kaluar rrugë ajrore ose pa u afruar rrezikshëm me aeroplanët e një shteti të huaj”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.
Ndërkohë një video e shkurtër e postuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendohet se tregon “momentin e incidentit”.
Sky News thotë se i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për koment. /Telegrafi/