Telegrafi

Rusët po blejnë terminale Starlink në vendet arabe, thotë inteligjenca ukrainase – tregohet sa paguan për një të tillë

Pushtuesit rusë po blejnë sisteme të komunikimit satelitor Starlink në vendet arabe.

Kështu ka thënë Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në Facebook, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Rusia po blen pajisje komunikimi në vendet arabe, duke përfshirë terminalet Starlink, për përdorim në luftë, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Rusia lëshon një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë - Kremlini thotë se është "vetëm fillimi"

Në një përgjim radiofonik të fundit, rusët po diskutonin mundësitë përkatëse për blerjen e një terminali Starlink, tha agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës.

Sipas një pushtuesi, “arabët sjellin gjithçka: tela, Wi-Fi, router…”, dhe kostoja e një pajisjeje Starlink është 200,000 rubla (rreth 2,000 euro).

HUR më herët konfirmoi se pushtuesit rusë po përdornin gjithnjë e më shumë sistemet e komunikimit satelitor Starlink në vijat e frontit.

Lexo po ashtu Si duket jeta përgjatë kufirit të mbyllur tokësor Finlandë-Rusi dhe rrëfimet e njerëzve që jetojnë aty

Sipas inteligjencës ukrainase, bisedat e përgjuara midis forcave ruse zbuluan se terminalet Starlink ishin vendosur midis trupave që vepronin pranë qyteteve Klishchiivka dhe Andriivka në rajonin e Donetsk.

Ndryshe, Elon Musk kishte deklaruar se SpaceX nuk i kishte shitur terminalet Starlink, Rusisë. /Telegrafi/