Luftimet në Ukrainë çdo ditë e më shumë po intensifikohen, ku nga të dyja palët raportohet për humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
E në Kheron, operatorët ukrainas të dronëve kishin pikasur një kamerë vëzhgimi të ushtrisë ruse, që ishte vendosur në majën e një ndërtese shumëkatëshe, transmeton Telegrafi.
Mjaftoi aktivizimi i dronit kamikaz, që u ngrit në ajër që ta hedhë në erë kamerën e montuar nga rusët në ndërtesën e zonës industriale Hola Prystan në rajonin e Khersonit.
Ishin forcat ukrainase që njoftuar se sistemi modern i vëzhgimit të rusëve “Ironya”, ishte vendosur me qëllim që të mbikëqyr lëvizjet e trupave ukrainase, dhe që përdor imazhe termale për identifikimin e trupave dhe gjatë natës.
Duke parë rrezikun që u kanosej nga kjo pajisje, ukrainasit vendosën që dronin e mbushur me eksploziv ta përplasin në drejtim të kullës që hodhi në erë kamerën. /Telegrafi/