Site icon Telegrafi

Rumania mohon rrëzimin e dronëve rusë në territorin e saj për të shmangur përfshirjen e NATO-s në luftë, thotë politikania ukrainase

FOTO: Ilustrim

Një politikane ukrainase ka thënë se Rumania ka mohuar që dronët rusë të kenë shpërthyer në territorin e saj për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Rumania është një anëtare e NATO-s dhe Oksana Savchuk i tha televizionit ukrainas se besonte se Rumania po përpiqej të parandalonte “rrëshqitjen” e aleancës ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Më herët sot, Ukraina tha se disa dronë që kanë fluturuar në një qytet ukrainas në kufi me Rumaninë kishin shpërthyer përtej kufirit, por Rumania e mohoi “kategorikisht”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina ka një armë të re në luftën e saj kundër Rusisë - tanket gjermane të kohës së Luftës së Ftohtë të dizenjuara nga Porsche

NATO ka një angazhim kolektiv të mbrojtjes, sipas të cilit ajo e konsideron një sulm ndaj një aleati si një sulm ndaj të gjithëve.

E banorja rumune Daniela Tanase, shtëpia e së cilës ka pamje nga porti Izmail i Ukrainës përtej lumit Danub, tha se ajo nuk ishte në dijeni të shpërthimeve në bregun rumun, por nuk mund të ishte e sigurt.

“Ne dëgjuam dronët, shpërthimet dhe sistemet e mbrojtjes ajrore përtej lumit”, citohet të ketë thënë ajo.

Ukraina ka raportuar disa herë gjatë luftës se armët e dyshuara ruse “fluturojnë ose përplasen te anëtarët e NATO-s”.

Ndryshe, në nëntor, dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që ra pranë kufirit, e cila sipas Polonisë dhe aleatëve të NATO-s ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase – e hedhur gabimisht. /Telegrafi/

Exit mobile version