Antonio Rudiger pritet të bëhet transferimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Skuadra spanjolle do të përsërisë të njëjtën formulë që përdori për të sjellë David Alaban dhe do të mbërrijë me kosto zero në kryeqytetin e Spanjës.
Reprezentuesi gjerman refuzoi ofertën e fundit të Chelseat për rinovim dhe negociatat janë ndërprerë prej javësh.
Qendërmbrojtësi kishte propozime të tjera tërheqëse si nga Bayern Munich ashtu edhe nga PSG, por projekti i Los Blancos më në fund ka bindur atë.
Rudiger do të nënshkruajë një kontratë tresezonale me një pagwprej 11 milionë euro neto dhe mund të zyrtarizohet nga janari.
Chelsea tashmë pajtohet me humbjen e gjermanit dhe raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Attila Szalain e Fenerbahces. /Telegrafi/