Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se e ka bërë përparësi nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.
Rudiger është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Stamford Bridge dhe është lojtar i lirë nga qershori i vitit të ardhshëm.
Situata e tij duke mos rinovuar kontratën ka bërë klubet e mëdha evropiane të interesohen për nënshkrimin e tij.
Real Madridi thuhet se e ka bërë prioritet kryesor nënshkrimin e Rudigerit për verën e ardhshme.
Sipas mediumit ABC, Los Blancos besojnë se ata mund të joshin gjermanin në një transferim falas me premtimin e përputhjes së ambicieve të tij sportive.
Qendërmbrojtësi ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të re me Chelsean dhe kërkohet edhe nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Lojtari në treg ka një çmim prej 35 milionë eurosh dhe në rast transferimi falas, Reali do të dilte i fituar në të gjitha format. /Telegrafi/