Roma ka konfirmuar se Antonio Rudiger ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë aksionit për dy javë.
Mbrojtësi gjerman u lëndua në ndeshjen e të premtes kundër Fiorentinas.
Pas ekzamimimeve mjekësore, është konfirmuar lëndimi i bicepsit femoral të kofshës së djathtë.
Rudiger do të mjekohet në dy javët e ardhshme dhe pastaj pritet rikthimi i tij në fushë.
Giallorossët më herët kishin njoftuar se ai do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. /Telegrafi/