Site icon Telegrafi

Rudiger i mbyll derën përfundimisht Chelseat për rinovim, agjenti i tij në bisedime me dy klube të tjera

Antonio Rudiger është futbollisti i parë që do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe përfundimisht nuk do ta rinovojë atë.

Chelsea ka provuar tani e një vit për t’ia vazhduar kontratën gjermanit, por ka qenë vet Rudiger që ka refuzuar ofertat e klubit të tij aktual.

29-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë të Chelseat, pasi kërkesat e tij ishin për një pagë prej rreth 15 milionë eurove në sezon.

Duke marrë parasysh që tani Chelsea më nuk do t’i ofrojë kontratë të re, agjentët e Rudiger janë futur në bisedime me dy top klube evropiane.

Skys Sports ka raportuar se agjentët e lojtarit tani janë duke biseduar me Real Madridin dhe Paris Saint Germainin për të transferimin e mundshëm të gjermanit.

Edhe skuadrat e tjera të interesuara si Bayern Munich, Juventus, Roma, Borussia Dortmund e Barcelona janë hequr nga gara.

Gjithnjë sipas Sky Sports, Rudiger do të përfundojë tek njëra skuadër mes Paris Saint Germain dhe Real Madrid, pasi vetëm këto dy skuadra janë gati t’ia plotësojnë kërkesat financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version