Ruben Neves i ka dhënë një lamtumirë emocionale Wolverhampton Wanderersit teksa bëhet gati të bashkohet me shokët e tij të rinj në skuadrën e Arabisë Saudite, Al Hilal.
Mesfushori 26-vjeçar portugez, i cili nënshkroi për Wolves nga Porto në vitin 2017 për një rekord klubi prej rreth 20 milionë eurosh, shënoi 30 gola në 253 paraqitje për skuadrën e Ligës Premier.
Ai ishte një lojtar jetik për ekipin e Wolves që shkoi nga Championship në Ligën e Evropës në dy sezone.
Por tani, ai do të nisë një udhëtim të ri në Lindjen e Mesme me shpenzuesit e mëdhenj të Al Hilal, të cilët janë lidhur me lëvizjet e Bernardo Silva, Kalidou Koulibaly dhe Alvaro Morata këtë verë.
Përpara lëvizjes së tij në Arabinë Saudite, Neves u ul me ekipin mediatik të klubit për një intervistë të fundit dhe ajo ishte plotësisht emocionale nga fillimi në fund.
Ruben Neves’ six year stay at the club has come to an end.
🗞🤝
— Wolves (@Wolves) June 23, 2023
Sapo mesfushori u ul në karrige, sytë filluan të mbusheshin me lot.
“Çdo moment ishte i paharrueshëm. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhomën tonë të zhveshjes. Me një shpirt ekipor që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ndër tjerash Neves.
Më poshtë mund ta shihni të plotë intervistën emocionale të Neves me ekipin mediatik të klubit anglez. /Telegrafi/
A message from @rubendsneves_… pic.twitter.com/tWAcfnkp5q
— Wolves (@Wolves) June 23, 2023