Site icon Telegrafi

Rritet numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes në tërë Prishtinën (Video)

Antigona Dervishaj, specialiste e shëndetit publik nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka thënë në emisionin “Përballje” prodhim i RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, se në bazë të matjeve të bëra dhe rezultateve ka pasur tejkalime vjetore të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Sipas saj, ndotësit kryesorë janë blloqet e KEK-ut, veturat, djegia e mbeturinave si dhe ngrohja në sezonin e dimrit.

Lexo po ashtu Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A është alarmante niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë? (Video)

“Ditëve të fundit në bazë të sistemit të informimit shëndetësor, kemi raportime ditore të rasteve në të gjitha mjekësitë familjare të Prishtinës në bazë të diagonazave dhe për momentin na prijnë diagnozat e sëmundjeve respiratore”, ka thënë Dervishaj. /Telegrafi/

Exit mobile version