Site icon Telegrafi

Rritet çmimi i Bitcoinit, kalon vlerën 7,000 dollarë

Çmimi i një Bitcoini aktualisht po tregtohet me 7,410.51 dollarë, pasi që është hera e parë që u rrit në këtë nivel brenda një muaji.

Gjithashtu, sipas të dhënave të CoinMarketCap, përcjell Telegrafi edhe kriptovalutat rivale të Bitcoinit shënuan rritje.

Krahasuar me të dhënat e 24-orëve të fundit edhe vlerat e kriptovalutave tw tjera kanë shënuar rritje të dukshme.

Aktualisht një Ethereum tregtohet me 498.91 dollarë, një Ripple po tregtohet me 0.51 dollarë, ndërsa një Bitcoin Cash po tregtohet me 868.72 dollarë.

Lexo po ashtu Gjiganti japonez i financave do të ofroj xhirollogari për kriptovaluta

Gjiganti japonez i financave “SBI Holdings” zyrtarisht ka filluar versionin publik të shkëmbimit të kriptovalutave, e njohur si VCTRADE dhe ky veprim erdhi pas disa muajsh vonese lidhur me kërkesat e rrepta të rregullatorëve.

Lexo po ashtu Britania e Madhe në pozitë të favorshme për të qenë lider në ekonominë e kriptovalutave

Dhe sipas analizave të “Qendrës së Inovacionit të Madh”, “DAG Global” dhe “Deep Knowledge”, Britania e Madhe ka të gjitha burimet e nevojshme, si dhe vullnetin industrial dhe qeveritar, për t’u bërë një qendër botërore për teknologjinë Blockchain dhe të kriptovalutave deri më 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version