Mohamed Salah, me performancën e shkëlqyeshme kundër Romës në Ligën e Kampionëve, ka ngritur gjasat për të fituar çmimin “Topi i Artë”, por i duhet punë për të arritur Cristiano Ronaldon.
Shtëpitë e basteve i japin portugezit një kuotë prej 2.63 eurosh, ndërsa Salah, i cili para se të luante me Romën që e kishte kuotën rreth 12 euro, ka rënë në 2.75.
Shfaqja spektakolare e egjiptianit në fitoren 5-2 të Liverpoolit kundër Romës në Anfield me dy gola dhe dy asistime, e ka vënë atë në pozicione më të mira në garën për më të mirin e botës.
Megjithatë, në vitin e Kupës Botërore, fituesi i Kupës së Botës zakonisht merr çmimin që jepet në dhjetor prej revistës France Football.
Në pozitën e tretë sipas bastoreve sportive është Leo Messi, me një pjesëmarrje prej pesë eurove, ndërsa Neymar, yll i PSG dhe ekipit brazilian, i është dhënë një kuotë prej 15, njësoj si lojtarit belg të Manchester Cityt, Kevin De Bruynes.
Theksojmë se Salah mund të bëhet lojtari i dytë afrikan në histori që ka fituar “Topin e Artë”, pas liberianit George Weah, i cili e mori atë në viti 1995, kohë kur luajti për Milanin.
Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo kërkon të lë pas Messin si futbollist me më shumë çmime, pasi që të dy lojtarët e kanë fituar nga pesë herë këtë çmim prestigjioz. /Telegrafi/