Interi ka filluar ta konsiderojë seriozisht dërgimin e Romelu Lukakut në Chelsea në verë pas një rikthimi jo bindës në Itali.
Sulmuesi 29-vjeçar belg u kufizua sërish në një paraqitje të shkurtër në fitoren 2-1 të Nerazzurrëve ndaj Cremonese, duke u paraqitur në 14 minutat e fundit të ndeshjes.
Shpresa ishte se ai do të ishte në gjendje të kishte një inkuadrim të duhur kundër ekipit të sapo promovuar, por përsëri ai pati vështirësi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi tani ka filluar të ketë dyshime konkrete për Lukakun dhe diskutimet aktualisht janë duke vazhduar në klub në lidhje me të ardhmen e të huazuarit nga Chelsea.
Lukaku lontano dalla forma migliore: in dubbio il suo futuro all’Inter? https://t.co/PXwyT77wtx
— informazione sport (@infoitsport) January 29, 2023
Duke marrë parasysh kostot e marrëveshjes së huazimit, rreth 8 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse, belgu nuk e ka shlyer këtë investim, duke shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje të Serie A.
Lëndimet e kanë prishur sezonin e tij dhe një Kampionat Botëror i mjerueshëm bëri pak për të ndihmuar situatën.
Lukaku është ende i kontraktuar me Chelsean deri në qershor 2026 dhe rikthimi i tij në huazimit te Interi nuk erdhi me një opsion blerjeje ose detyrim për të blerë klauzolë. /Telegrafi/