Telegrafi

Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për shuarje të masës së sigurisë

LSA

Kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarje të masës së sigurisë është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

Vendimi për detyrim paraqitje dhe ndalimi për dalje jashtë vendit ka ngelur në fuqi.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Lexo po ashtu Mbetet në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit

Kujtojmë se pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të larguar gjyqtaren Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin që i është bërë pasurive të tij, të njëjtin vendim e ka marrë dhe për Berishën. SPAK kërkoi të largonte Olldashin nga çështjet e Malltezit e Berishës për shkak të konfliktit të interesit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e Prokurorisë për përjashtimin e gjyqtares në çështjet e Berishës dhe Malltezit