Site icon Telegrafi

Rrëzimi i aeroplanit në Belgorod, ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se radarët e tyre kishin detektuar raketa ukrainase

Deputetët rusë dhe ministria e Jashtme e këtij vendi ka akuzuar Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod, pa pasur ndonjë provë që do ta dëshmonte këtë, shkruan BBC.

Tani, Ministria ruse e Mbrojtjes po bën të njëjtat pretendime, duke thënë se radari kishte detektuar lansimin e dy raketave ukrainase, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj ministrie, thuhet se aeroplani po fluturonte nga Chkalovsky në afërsi të Moskës dhe për destinacion kishte Belgorodin, ku po transportonte personelin ushtarak ukrainas që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit me ushtarët rusë të zënë rob.

Lexo po ashtu Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të burgosur – deklarohen nga Kievi

“Aeroplani u shkatërruar nga Forcat e Armatosura të Ukrainë nga rajoni Lyptsi në rajonin e Kharkivit, duke përdorur raketa nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Pajisjet e radarit të forcave ruse kanë observuar lansimin e dy raketave ukrainase”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Duke akuzuar Ukrainën për “neglizhim të jetëve të qytetarëve të saj”, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ishte planifikuar të ndodhë shkëmbimi i të burgosurve këtë mbrëmjes në pikën e kontrollit në Kolotilovka pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

BBC nuk ka arritur të verifikojë se kush ishte në bord të aeroplanit apo arsyet e rrëzimit të kësaj fluturake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version