Telegrafi

Rrethinat e Bakhmutit mbeten nën kontrollin e Ukrainës

Në një përditësim mbi atë që po ndodh në vijën e frontit, zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se periferitë jugperëndimore të Bakhmutit mbeten nën kontrollin e forcave të mbrojtjes ukrainase.

Duke shkruar në Telegram, Hanna Maliar tha se ukrainasit kontrollojnë gjithashtu hyrjen në qytetin e sulmuar në lindje të vendit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Mediat ruse: Rusia ka humbur mbi 2000 tanke në Ukrainë

Ajo hodhi poshtë raportet se zona është “e qetë” mes një rënie të sulmeve ruse – duke thënë se përkundrazi zjarri i artilerisë është rritur, me granatimet e sotme “në përpjesëtim me kohën e betejave më të rënda për Bakhmut”.

Grupi mercenar rus, Wagner – i cili ka udhëhequr betejën e furishme dhe të përgjakshme për qytetin – pretendoi se kishte marrë kontrollin e Bakhmutit në fillim të këtij muaji dhe ka filluar të zëvendësojë luftëtarët me trupa të rregullta ruse.

“Ushtria ukrainase i pengon ata ta bëjnë këtë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Maliar duke shtuar se “Të dyja palët po përgatiten dhe po forcohen për veprime të mëtejshme. Lufta për këtë drejtim vazhdon”.

Ndryshe, Bakhmuti është bërë epiqendra kryesore e luftimeve mes ukrainasve dhe rusëve. /Telegrafi/