Rreth 8,000 makina luksoze të destinuara për në Rusi janë bllokuar në portin e Zeebrugge në Belgjikë.
Kjo për faktin se autoritetet po përballen me ndërlikimet e termave dhe kushteve të sanksioneve perëndimore ndaj regjimit të Vladimir Putinit pas fillimit të agresionit mbi Ukrainë.
Makinat, që thuhet se përfshijnë disa nga modelet më të fundit nga Lexus, Cadillac dhe Mercedes, mbërritën nga Azia në fillim të muajit dhe do të përgatiteshin në portin belg për t’u transparuar në Rusi, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ndalimi i mallrave luksoze në Rusi ndalon automjetet me vlerë më shumë se 50,000 euro (52,390 dollarë) të eksportohen.
“… Nuk e dimë se sa do të qëndrojnë. Supozimi im është se ne do të kërkojmë tregje alternative”, kishte thënë Marc Adriansens, drejtor i terminalit të operatorëve ndërkombëtarë të automjeteve të Zeebrugge (ICO). /Telegrafi/