Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes disa personave e plagosje me armë zjarri të martën në Podujevë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:48, ndërkaq personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.
Tretman mjekësor kanë pranuar edhe tre persona tjerë, të përfshirë në rrahje.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.
Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/