Policia ka arrestuar në Pejë dy persona të dyshuar për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “ lëndim i lehtë trupor”.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19 tetor 2021, është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe ne bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është bastisur shtëpia e personave tё dyshuar Q.E., (1968) dhe E.E. (1994).
Me këtë rast tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskua një armё e ashtuquajtur (sharc), një karikator i armёs AK-47, 30 fishekё të armës AK-47, dy kondak të drurit të armës dhe tri palë dylbi të armës.
Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. /Telegrafi/