Telegrafi

Rozana dhe Korab Jetishi: Po vjen hiti (Foto)

Rozana Radi dhe Korab Jetishi duket se janë në përgatitje të një bashkëpunimi.

Dy këngëtarët përmes rrjeteve sociale kanë pohuar se është duke ardhur “një hit i ri”.

“Studio me Korab Jetishi, Gena Jetishi… Po vjen hiti”, ka shkruar Rozana në një postim të sajin që e ka shoqëruar me fotografi.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe këngëtari nga Kosova duke publikuar një fotografi dhe duke njoftuar se ndodhet në Tiranë duke punuar dhe se “po vjen një hit i ri”. /Telegrafi/