Telegrafi

Roy Keane shpërfill Vieiran kur zgjedh kundërshtarin e tij më të fortë ndonjëherë, befason me zgjedhjen

Roy Keane ka zbuluar se Patrick Vieira nuk ishte lojtari më i fortë me të cilin doli, pavarësisht rivalitetit shumëvjeçar të dyshes në Ligën Premier.

Kur Keane dhe Vieira ishin respektivisht në Manchester United dhe Arsenal, të dy skuadrat po luftonin vazhdimisht për titullin kampion.

Beteja ishte gjithashtu fjala që përshkroi më së miri përplasjet e tyre në fushë dhe dy mesfushorët mishëruan atë ndjenjë.

Lexo po ashtu Solskjaer zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve që do t’i nënshkruante tani për Manchester Unitedin

Ata u përplasën edhe në tunel para një loje, pas një incidenti që përfshinte Gary Neville, dhe në fushë asnjëherë nuk munguan ndërhyrjet dhe kacafytjet.

Megjithatë, pavarësisht nga kjo, Keane në fakt e cilësoi një nga shokët e skuadrës së Vieiras te Kombëtarja e Francës si kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur ndonjëherë, duke e zgjedhur Zinedine Zidane.

“A e dini pse? Sinqerisht, ende sot e kësaj dite njerëzit nuk e kuptojnë se sa i madh ishte ai”, ka thënë fillimisht Kane.

“Kur luaja kundër tij, unë ishte një djalë i vogël dhe jam vërtet i vogël. Njerëzit mund të mendojnë se ndoshta unë dukem më i madh në fushë…”.

“Gjëja më e mirë kur luaja kundër Zidanes – në nivel klubi dhe luaja kundër tij për Irlandën – këshilla që do të merrja nga miqtë e mi në Irlandë do të ishte, ‘vetëm goditeni atë!’. Kjo do të ishte këshilla teknike”.

“Unë mendoj se ai ishte përjashtuar tetë apo nëntë herë. Ajo që ishte dhe ajo që më pëlqente te Zidane ishte se ai ishte i keq”, përfundoi irlandezi.

Të gjithë kanë menduar gjithmonë se Keane dhe Vieira do të kishin bërë një partneritet të mirë në mesfushë, por Keane dhe Zidane do të kishin qenë të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/