Nata e sotme (e hënë) në Big Brother VIP u shoqërua me momente të shumta emocionuese.
Brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri u organizua një dasmë tradicionale, ku nusja u zgjodh Kiara dhe dhëndrri Luizi.
Ata dukeshin të mrekullueshëm, gjersa moderatorja u shfaq me vello dhe artisti nga Shkodra me kostum elegant.
Të njëjtit madje shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.
Ky moment tashmë është bërë viral dhe ka marrë primatin në të gjitha rrjetet sociale.
Momentin magjik në BBVA e ka komentuar edhe këngëtarja Ronela Hajati, e cila duket se ka qenë e emocionuar po ashtu.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, u shpreh ajo.
Duket se Kiara dhe Luizi janë zyrtarisht çifti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/