Manchester Unitedi u dashtë të pajtohej me një humbje 0-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Lionel Messi në këtë ndeshje luajti për 90 minuta, por nuk arriti të tregojë diçka nga madhështia e tij.
Duke ditur se rivali më i madh i argjentinasit në vitet e fundit është Cristiano Ronaldo, i cili ishte pjesë e Djajve të Kuq për gjashtë sezone, tifozët vendas nuk harruan të ngacmojnë yllin e Barçës.
Ata gjatë ndeshjes kënduan në korë ‘Viva Ronaldo’, që në shqipe i bie “Le të rrojë Ronaldo”.
Aktualisht CR7 është pjesë e Juventusit, ku edhe te Zonja e Vjetër po vazhdon shkëlqimin si në Serie A, ashtu edhe në LK.
Ndeshja e kthimit mes Man Utd dhe Barcelonës është me 16 prill në Camp Nou. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fMCKvhT9_zE