Telegrafi

Ronaldo zgjidhet nga UEFA si lojtari i javës në Ligën e Kampionëve (Foto)

Cristiano Ronaldo është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës nga UEFA në ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar dy gola në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, duke treguar formë krejtësisht tjetër nga ajo në La Liga.

Lexo po ashtu Ronaldo ende pa gol në La Liga, Zidane i zhgënjyer me të

Këto dy gola dhe paraqitja e mirë bënë që Ronaldo të vlerësohet lart për paraqitjen e tij në fitoren e Mbretërve me rezultat 3-1.

Ronaldo është votuar te UEFA si lojtari më i mirë i javës në ndeshjet e dyta të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Portugezi ka arritur të fitoj garën me 35 për qind të votave, duke lënë pas vete yllin e Paris Saint-Germain, Neymar me 27 për qind të votave.

Në vendin e tretë përfundoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane me 16 për qind të votave, ndërsa pas tij përfundoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku me 13 për qind.

Lexo po ashtu Kane barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuara në Ligën Premier (Foto)

Nga votuesit u vlerësuan edhe paraqitjet e Andres Iniestas, Gonzalo Higuainit dhe Kevin de Bruynes që morën më pak vota.

Ndryshe, Ronaldo ndaj Dortmundit shënoi golin e parë në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 79-të. /Telegrafi/

Përqindja e votave në UEFA: