Cristiano Ronaldo është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës nga UEFA në ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar dy gola në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, duke treguar formë krejtësisht tjetër nga ajo në La Liga.
Këto dy gola dhe paraqitja e mirë bënë që Ronaldo të vlerësohet lart për paraqitjen e tij në fitoren e Mbretërve me rezultat 3-1.
Ronaldo është votuar te UEFA si lojtari më i mirë i javës në ndeshjet e dyta të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.
Portugezi ka arritur të fitoj garën me 35 për qind të votave, duke lënë pas vete yllin e Paris Saint-Germain, Neymar me 27 për qind të votave.
Në vendin e tretë përfundoi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane me 16 për qind të votave, ndërsa pas tij përfundoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku me 13 për qind.
Nga votuesit u vlerësuan edhe paraqitjet e Andres Iniestas, Gonzalo Higuainit dhe Kevin de Bruynes që morën më pak vota.
Ndryshe, Ronaldo ndaj Dortmundit shënoi golin e parë në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 79-të. /Telegrafi/
Përqindja e votave në UEFA: