Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në vendin e tij, Portugali.
Federata e Futbollit e Portugalisë ka shpallur më të mirët e vitit 2016.
Çmimi kryesor i njohur si ‘Gala Quinas de Ouro’ u fitua nga ylli i Realit dhe kombëtares së tyre, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i ‘Mbretërve’ e meritoi plotësisht këtë çmim pasi këtë vit fitoi tituj të rëndësishëm me kombëtaren, ku fitoi Kampionin Evropian, ndërsa me Realin fitoi Ligën e Kampionëve.
Pas fitimit të këtij çmimi, Ronaldo foli para të pranishmëve, ku deklaroi se viti që lamë pas ishte vit i ëndrrave.
“Viti 2016 ishte vit i ëndrrave, si në aspektin individual po ashtu edhe në atë kolektiv”, ka thënë sulmuesi portugez pas çmimit të fituar. /Telegrafi/