Telegrafi

Ronaldo vetëm i gjashti në renditjen e sivjetme për Topin e Artë

(Foto: Twitter/cristiano)

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka mbetur vetëm i gjashti në renditje në garën ë sivjetme për Topin e Artë.

Në ceremoninë për çmimin e madh prestigjioz që ndan France Football, para shpalljes së fituesit dalëngadalë janë zbuluar emrat e 30 konkurrentëve nga i fundi drejt të parit.

Ndërsa 36-vjeçari, i cili e ka fituar pesë herë Topin e Artë në të kaluarën, këtë vit ka mbetur i gjashti në renditje.

Lexo po ashtu Ceremonia e Topit të Artë 2021 - e gjithë ajo që ndodhi

Gjatë vitit 2021, CR7 fillimisht e përfundoi sezonin me Juventusin dhe pastaj iu bashkua Manchester Unitedit.

Dhe derisa rivali i tij i përbetuar, Lionel Messi, e fitoi trofeun e shtatë Topi i Artë, Cristiano mbeti i gjashti në renditje. /Telegrafi/