Në prag të festave të fundvitit, Cristiano Ronaldo i ka vizituar fëmijët në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino të Italisë.
Futbollisti dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, i kanë bërë të lumtur fëmijët e shtrirë në klinikën pediatrike të onkologjisë, të cilët i kanë vizituar dhe u kanë dërguar dhurata.
A special Christmas Eve for @Cristiano Ronaldo and Georgina who visited the children of the "Regina Margherita" children's hospital in Turin. 👏👏👏 pic.twitter.com/soZ4D8bGir
— JuveFC (@juvefcdotcom) December 24, 2018
Gjatë vizitës së tij, 33-vjeçari ishte shoqëruar nga drejtori i spitalit, Giovanni La Valle dhe nga shefja e katedrës, profesoresha Franca Fagioli.
Nuk është hera e parë që futbollisti i Juventusit bën një gjest të këtij lloji. Që nga koha kur ishte në Mançester (kur luante për Manchester Unitedin), ai i ka vizituar shpesh spitalet duke u angazhuar që të sigurojë buzëqeshjen e të sëmurëve, në veçanti fëmijëve.
https://twitter.com/van_piiro4/status/1077307038189973504
Të njëjtën traditë, ai e vazhdoi në Madrid (kur luante për Real Madridin), ndërsa tash po e bën edhe te Zonja e Vjetër.
Portugezi është i njohur për aktivitet e tij bamirëse në fusha të ndryshme, e sidomos në ato mjekësore.
Në ndërkohë, gjatë të martës, ai do të kthehet në stërvitje me bashkëlojtarët e tij para ndeshjes kundër Atalantas. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo and Geo today in a hospital in Turin visiting children with cancer.
What a beautiful Christmas for these children! ❤️🎅🏻 pic.twitter.com/AXICR5g0NP
— Cristiano Ronaldo News (@CRonaldoNews) December 24, 2018