Telegrafi

Ronaldo thuhet se e preferon transferimin e Icardit, para atij të Lukakut

Cristiano Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga Juventusi transferimin e Mauro Icardit nga Interi, para Romelu Lukakut të Manchester Unitedit.

Tashmë situata e sulmuesit argjentinas te Nerazzurët është bërë e qartë, me lojtarin që e do largimin qysh në këtë afat kalimtar.

Interi po refuzon që ta shesë Icardin te Zonja e Vjetër, mirëpo është dëshira e lojtarit që të kalojë në Torino.

Kampioni i Serie A-së është po ashtu në garë për transferimin e sulmuesi belg, por Unitedi po tenton që t’i marrë shërbimet Paulo Dybalas në shkëmbim.

Lexo po ashtu Statistikat e Dybalas dhe Lukakut: Si qëndron anëtari i United dhe ai i Juventusit me gola dhe asistime

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka kërkuar Juventusit transferimin e Icardit.

Portugezi e pëlqen argjentinasit para Lukakut që aktualisht nuk pëlqehet edhe nga Djajtë e Kuq, por që marrëveshja aktualisht është e vështirë nga të dyja anët. /Telegrafi/