Telegrafi

Ronaldo thotë se festimi i tij ikonik ‘Sii’ ka lindur kundër Chelseat

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se festimi i tij ikonik ‘Sii’ kishte lindur gjatë përballjes me ish-kundërshtarin e tij të Ligës Premier, Chelsea.

Ylli portugez tashmë është i njohur për festimin e tij tradicional, duke festuar me një kërcim në ajër derisa thotë ‘Sii’ në momentin që shënon gol.

Lojtari 34-vjeçar e ka performuar festimin e veçantë 21 herë në sezonin e kaluar te Juventusi në Serie A.

Në një intervistë për Soeccer.com, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zbuluar se si erdhi deri te festimi i famshëm.

“Isha në Amerikë duke luajtur kundër Chelseat dhe nuk e di se si më erdhi të festoja kështu, Unë vetëm shënova gol dhe bëra ‘Sii’, më pëlqeu”, ka thënë Ronaldo.

Lexo po ashtu Ronaldo mbante pesha në kyçin e këmbës gjatë stërvitjeve te United për ta përmirësuar vrapimin

“Por, ishte natyrale, të jem i sinqertë. Pas asaj, unë vazhdoja me atë festim dhe tifozët e kanë pëlqyer atë”, ka shtuar më tej portugezi.

Në atë ditë të vitit 2013, Ronaldo shënoi dy herë te Real Madridi, për ta mposhtur Chelsean 3-1 në International Champions Cup. /Telegrafi/