Telegrafi

Ronaldo tani e bën rolin e drejtorit, i kërkon Juventusit transferimin e yllit madrilen

Cristiano Ronaldo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventusi është në kërkim të një mesfushori ofensivë dhe duket se e kanë gjetur atë, pas këshillave me Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta ofrojnë mesfushorin spanjoll Dani Ceballos.

Reprezentuesi spanjoll është i huazuar te Arsenali, por klubi anglez nuk e ka të drejtën e blerjes.

23-vjeçari do të rikthehet në fund të sezonit në Madrid, por aty nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane.

Dani Ceballos . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Ronaldo i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit torinez se Ceballos është një lojtar që i përshtatet atij dhe lojës së Juventusit.

Portugezi ka luajtur së bashku me Ceballos në Real Madrid dhe dëshiron të ribashkohet me të në Juventus.

Zonja e Vjetër për transferimin e Ceballos duhet të shpenzojë rreth 45 milionë euro, shumë e përballueshme për ta.

I preferuari i Ronaldos fillimisht ishte Sergio Asensio, por spanjolli është i lidhur shumë me Realin dhe ka refuzuar largimin, kësisoj që Ronaldo ka preferuar transferimin e Ceballos. /Telegrafi/