Cristiano Ronaldo shpreson të josh ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Marcelon për tu transferuar te Juventusi, pasi braziliani aktualisht nuk është në favor të menaxherit Santiago Solari.
Dyshja e lojtarëve mbeten miq të mirë pas kohës së tyre të kaluar për disa vite së bashku në Santiago Bernabeu.
Sipas raporteve të mediumit AS Sport, Ronaldo dëshiron mbrojtësin e majtë ta marrë në Torino te Juventusi.
Marcelo është i kontraktuar me Los Blancos deri në vitin 2022, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me klubin në shtator të vitit 2017, duke deklaruar në atë kohë që ai donte t’i jepte fund karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll.
Megjithatë, Ronaldo është i vendosur të ndryshojë mendjen e shokut të tij, dhe sipas këtyre raporteve ai ka folur rregullisht me brazilianin për një kalim të mundshëm në Serie A.
Nuk ka asnjë lëvizje nga të dyja palët në këtë fazë, por thashethemet për një largim të mundshëm mund të forcohen nga fakti se Marcelo nuk po luan rregullisht tani te Mbretërit.
Mbrojtësi brazilian ka qenë një zëvendësues i papërdorur në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit, në fitores ndaj Real Betisit dhe Sevillas, pavarësisht se nuk është i lënduar.
Ai nuk besohet të jetë në kërkim të një largimi, dhe aktualisht nuk ka negociata për ta bërë këtë, dhe çdo transferim duhet të iniciohet nga vetë lojtari, me klubin që nuk dëshiron të humbasë një lojtar të kalibrit të lartë. /Telegrafi/