Site icon Telegrafi

Ronaldo shënoi golat e parë ndaj Barcës në Ligën e Kampionëve: E dinim se ishte një mision thuajse i pamundur

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në ndeshjen e të martës mbrëma ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi dy gola në përballje me rivalin e tij të vjetër, Lionel Messi, në garën më të madhe evropiane për klube.

Në fakt këto ishin dy golat e parë që CR7 ia shënoi Barcës në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën udhëheq si golashënuesi më i mirë në histori me 134 gola të realizuar.

“Barcelona po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo është akoma Barcelona”, ka deklaruar Ronaldo për Movistar+ pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve

“Është e vërtetë se jemi shumë të gëzuar, e dinim se ishte një mision thuajse i pamundur, një mision i komplikuar dhe luajtëm mirë”.

“Çelësi ishte që të hynim mirë në lojë, shënuam dy gola të hershëm dhe nga ai çast besuam se ishte e mundur”, është shprehur më tej Ronaldo. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_FOREVER30/status/1336429756003184641

Exit mobile version