Telegrafi

Ronaldo po vë rekorde edhe me përfaqësuesen

AFP

Nuk është sekret se Cristiano Ronaldo ka dëshirë të shënojë shumë gola, prandaj emri i tij është i përfshirë thuajse në listat e të gjitha rekordeve.

Për të nuk ka rëndësi nëse golat i shënon me Real Madridin apo Portugalinë, derisa skuadra ku ai luan del triumfuese.

Golashënuesit më të mirë evropianë me përfaqësueset e tyre

Superylli i futbollit modern shënoi dy herë në fitoren e Portugalisë kundër Letonisë duke e pozicionuar kombëtaren e tij në një vend të mirë në kërkim të pjesëmarrjes në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Lexo po ashtu Ronaldo e mban Portugalinë në garë me dy golat e tij (Video)

Në këtë mënyrë, Cristiano e ngriti në 73 numrin e golave me përfaqësuesen e tij, dy më shumë se legjenda gjermane, Miroslav Klose, të cilit ia ka zënë vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë evropianë me përfaqësueset e tyre.

Golashënuesi më i mirë evropian është ikona hungareze, Ferenc Puskas, i cili ka shënuar 84 gola me kombëtaren e tij, ndërsa kjo shifër pritet të kalohet nga Ronaldo.

Ndërkaq, futbollisti që ka shënuar më së shumti gola në gjithë botën me përfaqësuesen e tij, është legjenda e Iranit, Ali Daei, i cili e ka gjetur rrjetën plot 109 herë në 149 ndeshje. /Telegrafi/