Telegrafi

Ronaldo për krahasimet me Salah: Unë jam ndryshe nga të gjithë

Salah - Ronaldo (Getty Images)

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka krahasim mes tij dhe sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Të dy, sikurse Ronaldo ashtu edhe Salah kanë qenë në formë superiore për klubet e tyre përkatëse këtë sezon, ku portugezi shënoi 43 gola për Real Madridin dhe egjiptiani 44 për Liverpoolin.

Këta dy futbollistë do të përballen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë filluar krahasimet mes tyre, por Ronaldo ka thënë se janë krejtësisht të ndryshëm.

Lexo po ashtu Rriten gjasat e Salahut për ta fituar "Topin e Artë", egjiptiani e lë pas Messin

“Njerëzit duan të krahasojnë me lojtarët e tjerë, por unë jam ndryshe nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

“Salah është ndryshe nga të gjithë, prandaj jemi të ndryshëm”.

Mohamed Salah (Getty Images)

“Ai luan me të majtën, unë luaj me të djathtën. Unë jam i gjatë, ai është pak më i shkurtër”.

Lexo po ashtu Salah: Nuk jam një nivel me Messin dhe Ronaldon

“Unë luaj me kokë, ju e dini – ne jemi krejtësisht të ndryshëm”.

“Por, duhet të them se ai ka pasur një sezon fantastik, por të shtunën, le të shohim”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/