Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar dy klubeve të mëdha italiane, Milanit dhe Interit, por këto dy klubet kanë refuzuar mundësinë për transferimin e tij.
Ronaldo ka më shumë se një muaj që ka kërkuar të largohet nga Old Trafford, pasi synon të luajë futboll në Ligën e Kampionëve.
Bindja e tij është edhe më e madhe tani pas fillimit të sezonit në Ligën Premier, pasi Unitedi ka pësuar dy humbje turpëruese në dy ndeshjet e para kampionale.
Megjithatë, edhe përkundër kërkesës për t’u larguar, asnjë klub i madh evropian deri tani nuk ka bërë ndonjë ofertë për transferimin e portugezit.
37-vjeçari është lidhur me klube si Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Napoli kohëve të fundit, por tashmë thuhet se i është ofruar edhe disa klubeve tjera.
BOOM!
Cristiano Ronaldo has been offered to Inter and Milan: rejected!
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) August 14, 2022
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Ronaldo i është ofruar dy klubeve të mëdha nga Serie A, Milanit dhe Interit.
Por ky medium shton se të dy klubet nga i njëjti qytet kanë refuzuar mundësinë për ta transferuar sulmuesin e mirënjohur.
Javët e ardhshme pritet të sqarojnë përfundimisht të ardhmen e Ronaldos, pasi kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/
🚨 AC Milan and Inter Milan have been offered the chance to sign Cristiano Ronaldo but both REJECTED him.
(Source: Gazetta dello Sport) pic.twitter.com/y0xfNEsBAi
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 14, 2022