Mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis, beson se Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar Topin e Artë.
Sulmuesi i Real Madridit e ka fituar katër herë këtë çmim duke përfshirë edhe dy vitet e fundit.
Mbrojtësi i majtë brazilian nuk harron ta përmend faktin se portugezi nuk e ka ndihmuar fare skuadrën e re në Kupën e Konfederatave në Rusi.
“Topi i Artë është një çështje subjektive. Cristiano nuk ka bërë asgjë deri ën dy muajt e fundit”.
Mbrojtësi ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin.
“E admiroj Messin, ai kurrë nuk ankohet në asnjë ndeshje, por unë nuk ia kërkoj fanellën. Kam ardhur për të fituar, e jo për të thënë se kam luajtur me Messin:, ka thënë Luis për Panenkan. /Telegrafi/