Telegrafi

Ronaldo mund të debutojë kundër Real Madridit, bashkohet me Juventusin në stërvitje me 30 korrik

SOCHI, RUSSIA - JUNE 30: Cristiano Ronaldo of Portugal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Uruguay and Portugal at Fisht Stadium on June 30, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Cristiano Ronaldo pritet të bashkohet me skuadrën e Juventusit me 30 korrik, në mes të turneut që do ta mbajnë në SHBA.

Super ylli portugez i është bashkuar Bianconerëve nga Real Madridi, ndërsa ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Ai do të prezantohet të hënën në Allianz Stadium.

Cristiano Ronaldo prezantohet të hënën te Juventusi (Getty Images)

Duke pasur parasysh se CR7 ishte prezent në Kampionatin Botëror, edhe atij i është dhënë pushim shtesë, kështu që pas festës në Torino të hënën, ai do të rikthehet në pushime.

Lexo po ashtu Juventusi plan ditor për prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën

Juve luan me Bayern Munichun dhe Benfican me 26 korrik dhe 28 korrik, por që sipas SportMediaset, Ronaldo nuk do të luajë në këto ndeshje.

Ronaldo. legjendë te Real Madridi (Getty Images)

Nëse ai bashkohet me 30 korrik, mund të luajë në ndeshje me yjet e MLS, që zhvillohet me 2 gusht.

Lexo po ashtu Efekti Ronaldo, Juventusi rritet për rreth tre milionë ndjekës në rrjetet sociale

Nëse nuk është gati për këtë ndeshje, atëherë debutimi do të jetë pikërisht kundër Real Madrid në Maryland me 4 gusht. /Telegrafi/