Edhe në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe të mbetet një makineri parash.
Për të dytin vit radhazi, ai kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura vjetore prej 251.7 milionë euro, nga të cilat 208 milionë vijnë nga kontrata e tij me Al-Nassr dhe 43.5 milionë nga sponsorizimet, sipas një studimi të industrisë sportive.
Pas Ronaldos, podiumi plotësohet nga Stephen Curry (147.8 milionë euro) dhe Tyson Fury (141.3 milionë euro).
Cristiano është i vetmi sportist që ka fituar mbi 100 milionë euro në vit për tetë vite rresht, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ku ka mbi 1 miliard ndjekës.
Arabia Saudite, me investimet e saj masive në sport, ka ndikuar në rritjen e pagave të yjeve.
Pesë futbollistë në top 10
Nga dhjetë sportistët më të paguar, pesë janë futbollistë. Pas Ronaldos vjen Leo Messi (129.7 milionë), Neymar (127.8), Karim Benzema (111.5) dhe Kylian Mbappé (105).
Lebron James me 128 milionë euro është i gjashti, ndërsa Oleksandr Usyk mban vendin e shtatë me 117 milionë euro.
Ndërsa Erling Haaland renditet i 24-ti (67.3 milionë), Vinicius dhe Salah ndajnë vendin e 38-të (52.8 milionë), ndërsa Mahrez (50 milionë), Mané (43.7) dhe Harry Kane (40) janë më poshtë në listë.
Në dhjetëshen më të mirë janë pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë dhe një lojtar golfi – spanjolli Jon Rahm.
Ai renditet i dhjeti me 101.7 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/